Home Aktualitet Zgjedhjet në AMA/ Kush do i zejë vendin Gentian Salës, a po projektohet Maklen Misha për kontrollin e medias në Shqipëri?

Zgjedhjet në AMA/ Kush do i zejë vendin Gentian Salës, a po projektohet Maklen Misha për kontrollin e medias në Shqipëri?

nga Albina Hoxhaj

Në muajin Tetor, Kuvendi i Shqipërisë hapi garën për paraqitjen e kandidaturave për të marrë drejtimin e Kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, si edhe zgjedhjen e dy anëtarëve që iu ka skaduar mandati në bordin e AMA. Kryetarit aktual, Gentian Sala i përfundoi mandati më 6 nëntor 2019, dhe siç e kërkon ligji në vend të tij Kuvendi duhet të zgjedhë një pasues, i cili nëse qeveria Rama miraton paketën e shumë-përfolur “Anti-Shpifje”, përveç televizioneve dhe gazetave, do të ketë në dorë edhe portalet.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një nga emrat më të përfolur për të marrë këtë post është Maklen Misha, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Kryetarit të Bordit të Monitorimit të Mediave. Misha, është djali i Pirro Mishës, i cili më herët ka qenë anëtar i AMA-s. Po të njëjtat burime i thanë Dosja.al se Misha është një emër i parapëlqyer për socialistët.

Deri para disa muajsh ai ka qenë pjesë e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që tanimë është këshilltar i Jashtëm i Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Gara për AMA-n është tejet interesante, në një kohë kur roli i këtij insititucioni sa vjen dhe bëhet më i rëndësishëm. Gentian Salës i përfundoi mandati në fillim të nëntorit pasi ishte zgjedhur në 6 nëntor të 2014. Ndërkohë dy anëtarëve të tjerë të bordit të AMA-s, Pirro Misha dhe Gledis Gjepali i ka përfunduar tashmë mandati që më 9 tetor të këtij viti.

Ashtu si për kryetarin ftohen kandidaturat të shprehin interes edhe ata që duan të bëhen anëtarë të AMA-s. A do të jetë Maklen Misha, pasuesi i Gentian Salës? Mbetet të shohim ‘raundin’ final.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!