Home Aktualitet Dhuna ndaj punonjësve të IKMT-së e policisë, lirohet protestuesi, Balliu: Banorët e Astirit duan dialog

Dhuna ndaj punonjësve të IKMT-së e policisë, lirohet protestuesi, Balliu: Banorët e Astirit duan dialog

nga Albina Hoxhaj

“Kur politika hyn nga dera në gjykatë, drejtësia del nga dritarja. Shteti ka marrë fund!”. Kështu deklaron ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, teksa qëndron përkrah banorëve të Astirit tek Gjykata e Tiranës.

Kjo e fundit liroin shtetasin Shpetim Selimin, që u arrestua në lidhje me sulmin ndaj punonjësve të IKMT-së dhe policisë, duke e lënë atë në ‘arrest shtëpie’. Në një prononcim për mediat Balliu tha se banorët e Unazës së Re kërkojnë dialog.

Më 7 tetor një grup personash tek Astiri, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë e sende të forta këta punonjës, të cilët ishin duke bërë njoftimin e bizneseve që preken nga projekti i rrugës. Për pasojë mbetën të plagosur 4 punonjës të IKMT-së dhe 1 punonjës i Policisë. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe punonjësve të Policisë, u dëmtua edhe një automjet i Policisë, ndërkohë u proceduan 9 qytetarë, ndërsa njëri prej tyre, Shpetim Selimi u arrestua.

Lajme te ngjashme