Home Aktualitet Samiti i Ohrit/ Më 21 dhjetor mbledhja e radhës në Durrës, Rama: Kosova u vetëpërjashtua, Serbia ta njohë si shtet

Samiti i Ohrit/ Më 21 dhjetor mbledhja e radhës në Durrës, Rama: Kosova u vetëpërjashtua, Serbia ta njohë si shtet

nga Albina Hoxhaj

Ditën e sotme do të zhvillohet  në shtetin fqinj, samiti i Ohrit i cili ka mbledhur bashkë liderët e Ballkanit, kryeministrin Edi Rama, homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Rama ka mbërritur që ditën e djeshme në Ohër, ku dje darkoi edhe liderët e Ballkanit. 

Liderët ditën e sotme kanë firmosur një dokument me 9 pika, në sajë të “Mini Shengenit”. Në dokument theksohet qartë se anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i Ballkanit Perëndimor.

Në fokus të diskutimeve është  krijimi i mini “Shengenit Ballkanit”, mbi zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve. Pra një lëvizje e lirë mes shteteve.

Pritet që sot në orën 12:00 do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes tyre. Në këtë takim ishte i ftuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka refuzuar të marrë pjesë dhe është shprehur se nuk mund të jetë një tryezë me shtete që ende nuk njohin Kosovën.

Samiti i Ohrit është i dyti mes 3 liderëve, pas atij të Zagrebit pak javë më parë. Takimet për mini-shengenin zhvillohen për arritjen e një marrëveshjeve mës palëve për lëvizjen e lirë të njerëzve, prodhimeve dhe kapitaleve. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje nga takimet dhe diskutimet mes palëve. Tre liderët janë kundërshtuar nga aktorë të tjerë, si Kosova e Mali i Zi për lënie jashtë nga mini-shengeni. Ndërkohë që SHBA e ka mbështetur këtë nismë. Zëra pozitiv kanë ardhur dhe nga BE, por kërkojnë integrimin e të gjithë rajonit në marrëveshje.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!