Home Politike Pse po armatoset Serbia? Tre pyetje të Gjeneral Ahmetaj për Presidentin Vuçiç.

Pse po armatoset Serbia? Tre pyetje të Gjeneral Ahmetaj për Presidentin Vuçiç.

nga Arian

Të dashur bashkëkombas miq/koleg,

Me gjithë sforcon “prapagandistike” tē Z. Vuçic, nuk gjej pergjigje dhe ri-përsëris 3 pyetje për Presidentin, këshilltarët, gjeneralët e Beogradit zyrtar:

1. Cilin vend apo komb në rajon kërcën Serbia?

2. Nga cili vend, vende ose Aleancë është e kërcënuar Serbia?

3. Pse po armatoset ‘deri në dhëmbë Serbia’ me 18 avjonë MiG-29 (ekuivalent me F/35), si sisteme raketash S-3/400, buxhetin 907 million Euro për vitin 2019 ( = 6 vjet shpenzimet e mbrojtjes së RSH), etj.?

Si ekspert, mendoj se 3 pyetjet e mësipërme nuk kërkojnë aftësi gjeopolitike të ndriçuara, për t`u përgjigjur edhe nga qytetarët e rajonit?

Kam më shumë se 5 vjet që nuk kam marrë pêrgjigje dhe ripërsërisë thirrjen: “Stop rikthimit të Ballkanit te armët, projektet famëkeqe dhe mendjet e ndryshkura”!

Faleminderit,

Gjeneral (R) Piro Ahmetaj

(Marrë nga faqja e tij në facebook).

https://www.infoshqip.com/vucic-pas-paralajmerimit-amerikan-pse-po-e-armatosim-serbine-dhe-a-do-marrim-s-400-nga-rusia/?fbclid=IwAR25-O46uu2surRUAn6ll7QMeZxB0ZSYS4J0VLy61XLlUb-RALJPK0xrIOk

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!