Home Aktualitet Përballë Ramës dhe në krah të Vuçiç-it, Majlinda Bregu në darkën e liderëve

Përballë Ramës dhe në krah të Vuçiç-it, Majlinda Bregu në darkën e liderëve

nga Albina Hoxhaj

Një ditë më parë në shtetin fqinj, u takuan në Ohër, Edi Rama me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçin në sajë të “Shengenit Ballkanit”.

Përveç takimit zyrtar formal, liderët darkuan së bashku në një restorantet e Ohrit, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski.

Por në këtë tryezë ka qenë e pranishme edhe dhe Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga “Ora News”, ish-deputetja demokrate, është ulur përballë Ramës dhe në krahë të Vuçiçit. Bregu me këtë të fundit bisedon shpesh, ku nuk mungojnë edhe buzëqeshjet.

Samiti i Ohrit është i dyti mes 3 liderëve, pas atij të Zagrebit pak javë më parë. Takimet për mini-shengenin zhvillohen për arritjen e një marrëveshjeve mës palëve për lëvizjen e lirë të njerëzve, prodhimeve dhe kapitaleve. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje nga takimet dhe diskutimet mes palëve. Tre liderët janë kundërshtuar nga aktorë të tjerë, si Kosova e Mali i Zi për lënie jashtë nga mini-shengeni. Ndërkohë që SHBA e ka mbështetur këtë nismë. Zëra pozitiv kanë ardhur dhe nga BE, por kërkojnë integrimin e të gjithë rajonit në marrëveshje.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!