Home Aktualitet Parashikimi i motit/ Shiu nuk ka të ndalur, mos dilni pa çadër

Parashikimi i motit/ Shiu nuk ka të ndalur, mos dilni pa çadër

nga Albina Hoxhaj

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për fundjavën e dytë të këtij muaji, i cili nisi me mot të keq e përmbytje.

Ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër në pjesën e dytë të ditës së nesërme.

Temperaturat do të variojnë nga: në bregdet: 13 / 20 °C; në vendet e ulëta: 12 / 20 °C ndërsa në vendet malore: 7 / 14 °C

PARASHIKIMI METEO
RESHJET

Sot pasdite (e premte, dt.08) dhe nesër (e shtunë, dt.09) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër në pjesën e dytë të ditës së nesërme.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 20 °C
në vendet e ulëta: 12 / 20 °C
në vendet malore: 7 / 14 °C

ERA

Sot pasdite (e premte, dt.08) dhe nesër (e shtunë, dt.09) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!