Home Aktualitet Durrës, peshkatarët gjejnë në det një trup të pajetë, dyshimet e para

Durrës, peshkatarët gjejnë në det një trup të pajetë, dyshimet e para

nga Albina Hoxhaj

Një trup i pajetë është gjetur në det gjatë natës nga peshkatarët, të cilët kishin dalë për të gjuajtur.

Sipas tyre, trupi ishte 6 milje larg bregut. Ata e sollën në portin e Durrësit e më pas u transportua në morgun e qytetit.

Ende nuk dihet identiteti i trupit të gjetur të pajetë, por nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk dallohen shenja dhune.

Pritet që ekspertët mjeko-ligjorë të zbulojnë shkakun e vdekjes dhe identitetin e të ndjerit.

Lajme te ngjashme