Home Aktualitet Gjenerali shqiptar Piro Ahmetaj replikon me Presidentin Macron

Gjenerali shqiptar Piro Ahmetaj replikon me Presidentin Macron

nga Albina Hoxhaj

Ahmetaj: “SHBA mbetet jetike per paqen, sigurinë, stabilitetin dhe proposritetin, edhe për 107 vitet që vijnë”.

Të nderuar miq/kolegë,

“Aleanca SHBA & NATO mbetet jetike për sigurinë dhe vlerat Euroatlantike”!

Po ndaj një “Replikë” në lidhje me deklaratën “e Fortë” të Presidentit Macron: “NATO po përjeton vdekje klinike dhe BE duhet të rimarrë sovranitetin ushtarak”.

Nuk është e para herë në 70 vjet histori suksesi të NATOs (si Aleanca më e fuqishme e historisë së njerëzimit dhe vlerave Euroatlantike), as e fundit dhe as një zë i vetmuar nga brenda NATO-s.

Veçanërisht mbas viteve 1991, mbasi ishte “shkërmoqur” Traktati i Varshavës (i cili u krijua 6 vjet mbas themelimit të NATO-s (1955), aktorë, faktorë, strategë dhe oponentë të vijës së parë nga kontinenti europian, “nxitimthi” shtruan pyetjen: “misioni u KRY, pse na duhet NATO”?

Ndërkohë, për ekspertët/kolegët shtoj se, BE nëpërmjet disa marrëveshjeve (Berlin++) ka ngritur dhe përditësuar arkitekturën politike dhe ushtarake (ESDP/Mil.Com/PESCO), etj.

Por, me gjithë ambicjet, “idetë brilante/populiste” dhe përpjekjet, ende nuk ka një pergjigje: “BE është konkurruese apo komplementare me NATO-n në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Edhe më e thjeshtë, për mijëra bilionë dollarë, mbetet:“A mundet BE të ngrejë kapacitete për tu “vete-mbrojtur pa fuqinë ushtarke të SHBA” nga kërcenimet e artikullit 5”?

Mos të bëjmë naivin për të ushqyer “populizmat antiamerikane”, që në Shqipëri u bënë qesharake nga “citatet” e diktatorit të rrjedhur Hoxha, si “rreziku anglo-amerikan”.

Besoj fort, se përgjigjen e dinë të gjithë, përfshi edhe Presidenti Macron! Historia na kthen në rrethanat e përgjakshme të para-Luftës së II-të, kur pothuaj të gjitha vendet e BE, përpiqeshin të bënin “mbi/nën dhe”, marrëveshje me Hitlerin, duke ëndërruar “se vendi tyre sdo të prekej ose të “mernin premtimin”, se Ai si, ciklopi do iu bënte nder se ‘do ti hante të fundit …”.

Kështu, do uroja të isha gabim, por në analizën strategjike, këto qasje “të forta”, të përafërta në mos njësoj prapagandistike: “të rrisin popullaritetin duke frymëzuar patriotët e rinjë, me lavdinë dhe ambiciet e vjetra të Francë”. Uroj të jetë vetëm kaq!

Prandaj,ri-kujtoj se, mbase jo fare rastësisht, përsëri nga Presidenti Charles de Gaulle, i cili në 1966, “vetë- ngriu” statusin e pjesëmarrjes së Francës në Strukturën e Integruar Ushtarake të NATO, për plotë 42 vjet (1966 – 2009)!

Sigurisht, kjo, kërkon një analizë shumë dimensionale, dhe do ishte qesharake vetëm të pretendoja se kjo do mundet të bëhej me vetëm një status në facebook.

Ndersa për Kombin tonë (me 2 shtete) dhe rajonin, historia e largët dhe e afërt, “Ulëret fort nga mirënjohja”, se: “SHBA mbetet jetike per paqen, sigurine, stabilitetin dhe proposritetin, edhe për 107 vitet që vijnë”.

Gjithesesi, përtej modesisë së teperuar, si ekspert “rritur profesionalisht 25 vjet në NATO”, shpresoj të kontribuojë sadopak, për të qartësuar dhe shmangur “çoroditejn e opninit publik”, mbarëKombëtar, në rajon, NATO, dhe jo vetëm.

Faleminderit, Gjeneral (r) Piro Ahmetaj.

(Marrë nga faqja e tij në facebook)

  • Ish përfaqësuesi shqiptar në NATO.
    Ish zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm i FA.
    Ish këshilltar i Presidentit të Republikës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!