Home Aktualitet Në ndjekje të “Julit të Pashakos”, RENEA zbarkon në Peqin dhe Elbasan, rrethohet kasollja ‘strehë’

Në ndjekje të “Julit të Pashakos”, RENEA zbarkon në Peqin dhe Elbasan, rrethohet kasollja ‘strehë’

nga Albina Hoxhaj

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit dhe RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit dhe të Peqinit ku po kryejnë kontrolle të detajuara, teksa janë vënë në kërkim të Julian Sulos, të njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”.

Burimet nga policia i thanë Dosja.al se kërkimet janë fokusuar në disa banesa ku dyshohet se mund të jetë fshehur kundërshtari i përbetuar i Aldo Bares, i cili i shpëtoi aksionit të policisë një natë më parë.

Gjithashtu bëhet me dije se ktualisht Forcat RENEA po mbajnë të rrethuar një banesë në periferi të Elbasanit, që shërben si stallë bagëtish pasi dyshohet se është përdorur si ‘strehë’ edhe nga persona të tjerë me preçedentë penalë.

Forca të shumta policie ka edhe në Rrogozhinë ku po bëhen kërkime gjithashtu.

 Julian Sulo, i njohur nga të gjithë si Juli i Pashakos është shpallur në kërkim nga Policia e Shteit pasi dyshohet se ai mund të jetë një nga personat kyç të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Gjurmët e tij janë gjetur në makinën e atentatorëve, aty ku u pikasën edhe shenjat e gishtërinjve të Redjan Rrajës, të vetmit të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.

Redjan Rraja i njohur ndryshe si ‘Dara” i Krujës, që është gjithashtu edhe nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë dhe u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i padjegur nga atentatorët në Ishëm.

Vetë Rraja ka zbuluar dy ditë më parë për hetuesit, kur ka thënë se nuk ka patur gisht në atentatin e 1 nëntorit, pasi në atë kohë kur ka ndodhur ngjarja, ai ka qenë bashkë me të dashurën e tij, modelen e njohur Kejvina Kthella.

Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.

Pista kryesore që po hetohet në lidhje me atentatin ndaj Ndojës është ajo e pronave në Gjirin e lalëzit, ku mendohet të ketë pasur interes Rrumi. Kjo indicje erdhi pasi në “ML”-në  e prokurorit Ndoja u gjetën dosjet e vjedhura nga prokuroria një vit më parë, mes tyre edhe ajo e pronave t ëish-gjyqtarit të vrarë Skerdilajt Konomit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!