Ditmir Bushati zgjidhet kryetar i misionit të vëzhguesve të OSBE për zgjedhjet në Bjellorusi
Ditmir Bushati zgjidhet kryetar i misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE në Bjellorusi për zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 17 nëntor. Në njoftimin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së bëhet e ditur se misioni prej 80 vëzhguesish, në përbërje të të cilit janë 60 parlamentarë, do të kryesohet nga Ditmir Bushati, një diplomat me eksperiencë, i cili ka mbajtur pozicionin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë nga viti 2013-2019 dhe kryeson Delegacionin e Shqipërisë në AP të OSBE-së.
Vetë Ditmir Bushati shprehet se: “ ne jemi një grup i madh vëzhgues, të fuqishëm jo vetëm në numër por në eksperiencë dhe ekspertizë. Ne vijmë nga nga disa shtete të ndryshme me pikëpamje të ndryshme politike dhe jemi të unifikuar në angazhimin tonë për të ofruar një vlerësim të plotë dhe të paanshëm të zgjedhjeve.
Misioni vëzhgues i Asmablesë Parlamentare të OSBE-së do të bashkëpunojë ngushtë me misionin e vëzhguesve të ODHIR dhe Këshillit të Europës. Këto janë zgjedhjet e 10-ta që ekipi i AP të OSBE-së vëzhgon në Bjellorusi që nga viti 1995 dhe raporti paraprak i misionit vëzhgues do të prezantohet nga Bushati në një konferencë për shtyp në Minsk në 18 nëntor.
Me Shume
Plagosja e inspektorit të IMT, Veliaj: Dënim maksimal për kriminelin që ngriti dorën ndaj punonjësve të shtetit
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Tiranë ku një punonjës i IMT u...
Manjani: Deri në fund të shtatorit opozita duhet të ketë gati kandidatët për zgjedhjet lokale
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aksionin opozitar dhe aksionin anti-opozitar të qeverisë....
I përfshirë në trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i Policisë.
Sokol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është arrestuar këtë mbrëmje në Berat dhe po dërgohet drejt Tiranës. Ai është...
Inceneratorët/ Malltezi: SPAK ka frikë të hetojë! Përgjegjës janë Rama me Agaçin dhe Ahmetajn
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aferën korruptive të inceneratorëve....
Julian Deda-Veliajt: Je lloji më i shëmtuar i administratorit të një qyteti
Aktori i mirënjohur Julian Deda ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me një shënim në Facebook, Deda shkruan se...
Jemi te shtypur, liria nuk dhurohet vullnetarisht
Nga Ylli Dylgjeri. Shqiptaret sot jane me te shtypur se kurre me parene keto 30 vite. Liria eshte dhunuar nga...