Lulzim Basha akuzohet për falsifikim, Balla: Vepra të rënda, duhet të hetohet nga SPAK e jo nga KÇK

Read Time:40 Second

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në lidhje me lajmin se kreu demokrat Lulzim Basha po hetohet nga Prokuroria për falsifikim dokumentesh dhe se dosja në ngarkim të tij është përgatitur tashmë për në gjykatë.

Balla shprehet se numri një i PD Basha ka një sërë akuzash mbi shpinë e se nuk mund t’ia hedhe dot vetëm me akuzën si falsifikator.

Taulant Balla më tej thekson se dosja në ngarkim të Lulzim Bashës duhet të hetohet nga SPAK, e jo nga KÇK.

“Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”, vlerëson Balla.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post U mor i pandehur nga Prokuroria, Ristani hedh poshtë akuzat: Dashakeqësi, s’kam vulosur asnjë dokument
Next post Dosja e Bashës mbërrin në gjykatë? Gazetarja jep detaje: Në Prokurori u zhvillua debat i ashpër, kush është prokurori që nuk firmosi