Home Aktualitet Lobimi në SHBA, merret i pandehur Basha, Ristani e Devishaj. Akuzohen për falsifikim vulash

Lobimi në SHBA, merret i pandehur Basha, Ristani e Devishaj. Akuzohen për falsifikim vulash

nga Albina Hoxhaj

Është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me financimet ruse në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Sipas informacioneve mësohet se Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe e ka dëguar dosjen në gjykatë. Të akuzuar nga Prokuroria janë Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. 

Sipas dokumentit të siguruar nga Dosja.al, tre funksionarët e PD, akzuhen për “Falsifikim te vulave, stampave apo formularëve”, në bazë të nenit 190/3 të Kodit Penal. 

Më herët Basha ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për “pastrim parash”, por kjo akuzë ka rënë. Tashmë për tre zyrtarët e PD do të ketë vetëm një akuza. 

Në bazë të Kodit Penal, vepra penale e falsifikimit të vulave dhe formularëve, dënohet deri në 7 vite burgim. 

Neni 190 në Kodin Penal

Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve (Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 6; shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 15; shfuqizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 47, datë 26.7.2012, pjesa që parashikon dënimin me gjobë si dënim kryesor)

Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar. Më 14 nëntor të 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017.

Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale. Gjithashtu, kjo kompani ka si pronarë dy shtetas rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev, që sipas hulumtimit të “Mother Jones” zotërojnë 75 për qind të aksioneve të “Biniatta Trade”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!