Home Aktualitet Mjeku Agron Dogjani ngre alarmin: Në spitalin e Traumës ka mungesë doktorësh

Mjeku Agron Dogjani ngre alarmin: Në spitalin e Traumës ka mungesë doktorësh

nga Albina Hoxhaj

Largimi i mjekëve një shqetësim në vend. Mjeku Agron Dogjani  dhe njëkohësisht Presidenti i Shoqatës së Traumës ka ngritur alarmin se në spitalin e Truamës nuk ka mjaftueshëm doktorë.

“Kemi mungesë mjekësh në Spitalin e Traumës. Të shtohen kapacitetet në spitalin e Traumës. 40 mijë trauma në vit vetëm në spitalin e Traumës. 100 deri në 150 raste në ditë.  Shqipëria është 5 deri në 6 herë më keq se Kroacia”, është shprehur ai në një deklaratë për mediet, pas Kongresit të tretë Ndërkombëtar të Traumës që po mbahet në Tiranë.

Ai ka theksuar se tani është momenti që qeveria të shpallë alarmin SOS pasi me këtë ritëm pas disa vitesh rrezikon që vendi të mbetet pa mjekë.

Shumë mjekë janë larguar nga vendi drejt Gjermanisë apo shteteve të tjera të Europës për kushte më të mira pune. Madje janë shumë të larta edhe aplikimet në ambasadën gjermane në vendin tonë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!