Home Aktualitet Alvin Berisha mbërrin në Itali, lot dhe emocione në takimin me babanë dhe motrat

Alvin Berisha mbërrin në Itali, lot dhe emocione në takimin me babanë dhe motrat

nga Albina Hoxhaj

Itali-Alvin Berisha 11-vjeçari, i cili kishte ngelur në kampin Al-Hol ka mbërritur në Itali, ku është takuar me  babain e tij dhe motrat. Alvin ka fluturuar me linjën Alitalias (AZ 827) dhe mbërriti, pak pas orës 7:00 në aeroportin e Romës, Fiumicino nga Bejruti.

Siç shihet edhe në videot e mëposhtme, në këtë takim nuk kanë munguar lotët dhe përqafimet por edhe gëzimi në fytyrat e tyre.  Tashmë 11-vjeçari është në duar të sigurt, pranë babait dhe motrave, që nuk reshtën kurrë së e kërkuari.  Edhe Alvin Berisha shfaqet shumë i lumtur, pasi gjithë kohës buzëqesh.

I veshur  me xhinse, një xhaketë blu dhe një kapelë të kuqe, ai gjeti babanë e tij dhe dy motrat duke e mirëpritur në aeroportin e Romës. Shteti italain po vazhdon me përpunimin e formaliteteve burokratike dhe procedurat për t’i besuar fëmijën prindit Afrim.

Foto nga mbërritja në Romë të Italisë: 

Një ditë më parë falë një operacioni të realizuar në bashkëpunim me Forcat Amerikane, Gjysmë Hënën, Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Inteligjencën Italine, 11-vjeçari u transportua nga Damasku në Liban dhe më pas u dërgua në ambasadën Italiane në Bejrut, ku dhe më pas u nis drejt Romës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!