Home Aktualitet Veseli thirret në Hagë, Haradinaj: Jam i bindur se do ta mbrojë pastërtinë e luftës për liri

Veseli thirret në Hagë, Haradinaj: Jam i bindur se do ta mbrojë pastërtinë e luftës për liri

nga Albina Hoxhaj

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me ftesën që Gjykata e Hagës i ka bërë kryetarit të PDK-së Kadri Veseli. Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj shprehet se është i sigurt se Veseli do të mbrojë pastërtinë e luftës për liri.

Postimi i Ramush Haradinaj:

Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!