Personi që shikoni në foto është Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja që ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës pas 6 ditësh agoni. 30-vjeçari me sytë blu, bjond dhe me trupin plot muskuj gjeti vdekjen sot në shtratin e spitalit pasi nuk u mbijetoi dot plumbave që mori gjatë atentit të 1-nëntorit.

Maloku, ish-efektiv policie në Krujë mori dy plumba, një në shtyllë kurrizore dhe një në kraharor teksa mundohej të nxirrte makinën nga rruga, ditën që Ndoja u sulmua nga dy kallashnikovë pranë mbikalimit të Shkozetit.

Të plagosur mbetën edhe prokurori bashkë me mikun e tij Landi Muharremi, që ndodhej në të njëjtin automjet.