Home Bota Serbia do të blejë raketa ruse me gjithë paralajmërimet amerikane

Serbia do të blejë raketa ruse me gjithë paralajmërimet amerikane

nga Albina Hoxhaj

Rusia pritet t’i dorëzojë Serbisë një sistem të sofistikuar raketash kundër ajrore, ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar sanksione të mundshme kundër vendit ballkanik në rast se blen raketa të tilla.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, shkroi të mërkurën se sistemi raketor Pancir do të dërgohet në Serbi ‘gjatë muajve të ardhshëm në pajtim me kontratën e nënshkruar”.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka paralajmëruar Serbinë se blerja e armatimeve të tilla “mund të rrezikojë” vendosjen e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.

Serbia mbetet aleat i Rusisë, ndonëse synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Beogradi është zotuar se do të qëndrojë jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Rusia ka ndihmuar Serbinë të përmirësojë ushtrinë e saj me avionë, helikopterë dhe tanke, duke ngritur shqetësime në rajonin e Ballkanit të dërmuar nga luftërat. Gjatë shkatërrimit të përgjakshëm të ish-Jugosllavisë në vitet e 90-ta, Serbia ishte në luftë me fqinjët e saj; Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!