Home Bota Itali, 25 vjeçarja shqiptare humb jetën në një aksident

Itali, 25 vjeçarja shqiptare humb jetën në një aksident

nga Albina Hoxhaj

Një aksident tragjik ka marrë jetën e 25-vjeçares shqiptare mbrëmjen e së mërkurës ne Cuneo të Italisë.

Mësohet se viktima me inicialet  L.I u përplas nga një automjet në autostradë.

25-vjeçarja kishte parkuar makinën në një vendndalim në autostradën Asti-Cuneo dhe po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës, ky ka qenë dhe momenti që është goditur nga automjeti tjetër dhe e ka lënë të vdekur në vend.

Sipas raportimit të medieve italiane, shoferi pasi ka goditur  të renë, ka kaluar në gjendje shoku dhe është shoqëruar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Autoritetet italiane po hetojnë shkaqet e aksidentit fatal.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!