“Dara” i Krujës, Aliu i Ezelit që frymëzoi Redjan Rrajën

Read Time:1 Minute, 41 Second

Rejdan Rraja është një prej personazheve të kronikës së zezë më të përfolur kohët e fundit, pasi dyshohet se ai është një prej të autorëve të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojës.

Por ajo që ka rënë në sy është pseudonimi “Dara i Krujës”, me të cilin e identifikonin personat më të afërt stomatolagun nga Kruja. Ka qenë avokati i tij mbrojtjes, Besnik Cerekja, ai që ka zbuluar këtë detaje për klientin e tij.

Por nga i ka ardhur frymëzimi Rrajës për t’u vetëshpallur “Dara” i Krujës?

Për të gjetur shpjegimin do të rikthehemi në vitin 2009 kur në Shqipëri u transmetua seriali turk i quajtur Ezel. Një prej personazheve të serialit shumë të dashur për shqiptarët është edhe miku më i mirë i Ezelit, Aliu.

Ky i fundit pasi fut në kurth mikun e tij, kthehet në “pastruesin” e grupit. Çdo problem dhe çdo sherr mbyllet nga Aliu, i cili nuk denjonte asnjëherë që për mbyllur “punët” të përdorte dhunën. Për shkak të preçizionit që kishte, por edhe veglës së tij të preferuar, Aliu kishte fituar pseudonimin “Dara”.

Të jetë frymëzuar vallë edhe Rraja nga personazhi i Aliut, apo pseudonimi vjen si pasojë e profesionit të tij, atij të stomatologut?

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga shenjët e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.

Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se ka alibi për vendndodhjen e tij në momentin kur është kryer atentati. Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin. Rraja është nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, i cili është diplomuar për stomatologji dhe prej vitesh jeton në Kanada dhe Shqipëri. /dosja.al/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Video/ “Obobo çuni, o Andi!” Momenti kur familjarët e shoferit të Ndojas marrin lajmin e kobshëm, e ëma nis vajin
Next post Macron: NATO-s i ka vdekur truri