Janë publikuar pamjet e para nga Spitali i Traumës ku shihet momenti që familjarët marrin lajmin e hidhur për vdekjen e Andi Malokut.
Siç shihet në videon e publikuar nga “Tirana News”, familjarët ndodhen në koridoret e spitalit dhe në momentin që u jepet lajmi fillojnë të qarat.
Në sfond dëgjohen rrëmuja, pasi siç duket ata nuk duan ta besojnë që afërmi i tyre ka ikur nga kjo botë, por ndër to spikat zëri i nënës së Malokut.
“Obobo çuni, o Andi…!”– dëgjohet që thotë ajo dhe nis vajin me të qara. Momente këto mjaft të dhimbshme dhe drithëruese për një familje që sapo ka humbur anëtari ne saj.
30-vjeçari Andi Maloku ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, gjashtë ditë pasi mbeti i plagpsur në atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Maloku mori dy plumba, një në shtyllën kurrizore dhe një në kraharor, teksa me manovrat e tij i shpëtoi jetën shefit Arjan Nodja dhe mikut të këtij të fundit Landi Muharremit të njohur ndryshe si “Rrumi”.