Home Aktualitet U thirr nga Gjykata Speciale, Rama: Solidarë me Kadri Veselin, ftesa për luftëtarët e UÇK-së, e padrejtë

U thirr nga Gjykata Speciale, Rama: Solidarë me Kadri Veselin, ftesa për luftëtarët e UÇK-së, e padrejtë

nga Albina Hoxhaj

Kryeministri Edi Rama ka shprehur publikisht mbështetjen e tij ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veselit, i cili është thirrur për të dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë. 

Me anë të një statusi në Twitter, Rama shkruan se është solidar me ish-kryeparlamentarin e Kosovës, i cili gjatë kohës së luftës me Serbinë ka mbajtur poste drejtuese në UÇK.

Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin,”-shkruan Rama. 

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!