Home Aktualitet Basha mesazh prekës për Alvin Berishën: Rrugëtim të mbarë pranë gjirit të familjes, tragjedia s’ka mbaruar

Basha mesazh prekës për Alvin Berishën: Rrugëtim të mbarë pranë gjirit të familjes, tragjedia s’ka mbaruar

nga Albina Hoxhaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga qyteti i Vlorës në takim me qytetarët theksoi se shpresën kryesore e ka tek rinia.

Shqipëria është në krizë shprese. Për të dalë duhet të gjejmë diagnozën. Në Shqipëri martim vendimr një grusht njerëzish që nuk e kanë legjitimitetin për këtë vendimarrje. Këtu kemi ardjir sepse pushteti është marrë me ndihmën e krimit. Kemi një qeveri që nuk përfaqëson interesat e rinisë, por interesin e krimit. Kjo zgjidhet vetem me zgjedhje të lira. Nuk shkohet në Europë të dalë nga krimi dhe të zhytur në korrupsion”, tha Basha.

Ndër të tjera Basha u ndal dhe tek historia e Alvinit, ku i uroi rrugëtim të mbarë pranë gjirit të familjes.

“Dua të shpreh kënaqësinë time personale edhe si prind për lajmin e mirë që morëm për Alvinin. Është një dramë që na ka mbajtur mbërthyer. Është drama e një djaloshi, të shkëputur nga gjiri i familjes. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë ata që bënë të mundur, që ai të jetë i sigurtë, veçanërisht autoritetet italiane, Kryqin e Kuq italian. Kjo tragjedi nuk ka mbaruar. Kemi dhjetëra fëmijë të tjerë në këto kampe. Misioni vazhdon. U bëj thirrje të gjithëve, veçanërisht partnerëve që na kanë ndihmuar deri tani, veçanërisht partnerëve italianë dhe partnerëve të tjerë, të bëjnë gjithçka për këta fëmijë, duke i nxjerrë nga ato kampe të tmerrshme. Por le ta mbyllim me diçka të mirë dhe t’i themi Alvinit, rrugë të mbarë e mirëse të kthesh në gjirin e familjes”, u shpreh Basha nga Vlora.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!