Home Ekonomi Banka Botërore: Produktiviteti i firmave shqiptare të tekstileve 5 herë herë më i ulët se mesatarja e BE

Banka Botërore: Produktiviteti i firmave shqiptare të tekstileve 5 herë herë më i ulët se mesatarja e BE

nga Albina Hoxhaj

Analizimi i të dhënave mbi produktivitetin në nivel firme zbulon diferenca tronditëse për vende të ndryshme, duke treguar kështu potencialin e gjerë ekonomik të pashfrytëzuar për të kapërcyer hendekun e produktivitetit. Kjo nuk aplikohet vetëm si krahasim i produktivitetit në vende të ndryshme, por edhe si krahasim i firmave që operojnë në të njëjtin vend dhe në të njëjtin sektor, ku hendeku është i gjerë.

Në një punë kërkimore të fundit, të kryer nga ekspertë të Bankës Botërore, është vlerësuar se diferencat në nivel firme të produktivitetit në Shqipëri është një shembull i mirë i kësaj. Në sektorin e tekstileve, veshjeve dhe lëkurës, mesatarja e firmave të BE-së është 5 herë më produktive se sa mesatarja e firmave në Shqipëri. Kjo do të thotë se firmat shqiptare të veshjeve kanë nevojë për 5 herë më shumë punëtorë për të prodhuar të njëjtën sasi prodhimi sa mesatarja e firmave europiane. Duke krahasuar firmat shqiptare me njëra-tjetrën, produktiviteti i një firme në  top 10 përqindëshin e shpërndarjes së performancës është afërsisht deri në katër herë më e lartë se sa një firmë në 10 përqindëshin e poshtëm në këtë sektor.

Ky është një model i zakonshëm në shumë ekonomi në zhvillim. Sigurisht, disa hendeqe në performancë midis firmave është e pritshme. Edhe brenda sektorëve, firmat kanë modele të ndryshme biznesi, mund të ndryshojnë çmimet dhe të përdorin teknologji të ndryshme. Në çdo kohë, disa firma do të nxiten nga zhvillimet pozitive dhe disa të tjera do të përballen me tronditje negative.

Megjithatë, këto boshllëqe në performance janë tregues i potencialit ekonomik të pashfrytëzuar. Pse firmat “e prapambetura”  nuk po aplikojnë të njëjta praktika biznesi, duke investuar në makineri apo duke adoptuar teknologji sikurse kolegët e tyre të suksesshëm? Nëse një firmë jo-produktive nuk përshtatet, pse firmat jo-produktive nuk përshtaten dhe pse firmat me performancë të lartë nuk po rrëmbejnë dhe pjesën tjetër të tregut, duke nxjerrë jashtë loje bizneset e dobëta?

Për të zgjidhur problemet me boshllëqet në produktivitet, shumë barriera duhet të kapërcehen. Disa janë probleme të brendshme të firmave. Për rrjedhojë, shumë firma nuk arrijnë të kuptojnë mundësitë që kanë për të përmirësuar performacën e tyre. Një anketë në praktikat e menaxhimit e kryer në 8000 kompani në 20 vende të ndryshme tregoi se 79% e firmave pretendojnë të kenë praktika menaxhimi mbi mesataren. Në përqindje të njëjtë, mundësitë për të ndryshuar një biznesi i vlerësojnë të vështira. Edhe nëse një drejtues vendos që të adoptojë teknologji të reja ose të ndryshojë stilin e menaxhimit, ai duhet që të krijojë mbështetjeje për ndryshimin brenda organizatës. Në fund të fundit, firmat përben nga njerëzit, vetëkënaqësia, besimi i tepërt, dhe frika e ndryshimit, mund t’i çojnë drejt mosveprimit.

Së dyti, mjedisi i biznesit duhet të mundësojë sipërmarrësit. Për rrjedhojë, firmat kanë nevojë për qasje në kapital dhe punë të kualifikuar. Infrastruktura duhet që të lidhë firmat me tregjet. Shiriti i kuq duhet të prihet. Bizneset kanë nevojë për zbatimin e besueshëm të sundimit të ligjit. Në Shqipëri, anketa e sipërmarrjes për vitin 2019 gjeti se 43% e firmave kanë identifikuar korrupsionin, ndërsa 40% e tyre sistemin e gjyqësorit si kufizime madhore në biznesin e tyre. Kapërcimi i këtyre sfidave dhe krijimi i një mjedisi beninj për bizneset është thelbësore për aftësimin e sipërmarrësve dhe për inkurajimin e përmirësimeve të biznesit.

Si përfundim, konkurrenca e tregut është e nevojshme për të nxitur ndryshimet.  Për adoptimin e inovacioneve, hyrjet e firmave të reja të pakufizuara nga mënyrat e vjetra të të bërit biznes është çelësi. Ndonjëherë, kërcënimi nga konkurrenca mund të shkundi një firmë të prapambetur që të riorganizojë biznesin, në vendet me një informalitet të lartë, firmat që operojnë jashtë sistemit rregullator krijojnë një konkurrencë të padrejtë dhe pengojnë rritjen e biznesit formal, një pengesë madhorë e identifikuar nga 37% e firmave shqiptare në anketën e sipërmarrjes në 2019.

Mësimet e nxjerra shërbejnë si për sektorin privat, ashtu edhe për qeverinë. Bizneset duhet të ushqejnë mentalitetin e rritjes.  Shërbimet e jashtme për zhvillimin e bizneseve mund të shërbejnë për të injektuar firmës know-how të re dhe ta ndihmojë që të tejkalojë politikat e brendshme të firmës. Nick Bloom dhe bashkautorët, për rrjedhojë, gjetën se fabrikat indiane të tekstileve që punojnë intensivisht me konsulentë menaxhimi rritën produktivitetin e tyre me 17% brenda vitit dhe efektet zgjatën edhe pas 9 vitesh. Studime të fundit në Meksikë dhe Kolumbi kanë eksperimentuar me shërbime konsulencë alternative dhe kanë gjetur se mbështetja me kosto të ulët mund të ketë një ndikim pozitiv, nëse dizajnohet mirë.

Qeveritë mund të ndihmojnë në zbutjen e boshllëqeve të njohurive dhe të nxisë firmat për të përmirësuar menaxhimin e biznesit të tyre, duke përfshirë këtu edhe programet trajnuese dhe fushatat e informacionit. Ndërhyrje në sektorë janë të nevojshme për të forcuar mjedisin e biznesit, përfshirë tregjet financiare, arsimin, infrastrukturën dhe qeverisjen. Parimi i konkurrencës së hapur dhe të drejtë të tregut duhet të mbrohet në të gjitha kohërat, të përfshihet në kornizën ligjore dhe të forcohet përmes praktikës.

Në fund të fundit, prania e diferencave të mëdha midis firmave në të njëjtin vend gjithashtu dërgon një mesazh shprese – inovacionet mund të jenë një fillim i mirë për të përmirësuar produktivitetin e biznesit. Për të rritur produktivitetin, nuk është e nevojshme të arrihet novacioni i ardhshëm i madh në kufirin e teknologjisë mbarë botërorë. Ndonjëherë, rritja e produktivitetit do të thotë të mësosh nga biznesi më produktiv ngjitur me ty.  Së bashku, sektori privat dhe qeveria mund dhe duhet të bëjnë pjesën e tyre për të zbutur hendekun e produktivitetit. /monitor/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!