Home Aktualitet Shtrëngata dhe reshje të dendura shiu, IGJEUM: Rritet rreziku për përmbytje në vend

Shtrëngata dhe reshje të dendura shiu, IGJEUM: Rritet rreziku për përmbytje në vend

nga Albina Hoxhaj

Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së të mërkurës parashikohet të vijojnë me intensitet edhe gjatë ditës së enjte duke shkaktuar përmbytje në disa zona. Ky informacion konfirmohet nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i cili thekson se pritet që të ketë përmbytje në vend. Probleme mund të ketë në basenin Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe zonat e nën-Shkodrës.

Parashikimi

RESHJET
(Eenjte, dt.07) priten reshje shumë intensive në pothuajse të gjithë territorin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjatë fundit të ditës së sotme dhe ditën e nesërme. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET:

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së sotme (e mërkurë, dt.06) për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, rritet rreziku për përmbytje vërshuese në të gjithë vendin. Për arsye të RRITJES SË RREZIKUT NGA PËRMBYTJET VËRSHUESE përgjatë ditëve (e mërkurë, dt.06) dhe (e enjte, dt.07) janë vendosur shenjat për përmbytje të mundëshme nga lumenjtë e vegjël ose zonave urbane për të GJITHA QARQET e vendit. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve rekomandohet të merren masa paraprake dhe PARALAJMËRIM në zonat që kanë probleme në rastet e reshjeve shumë intensive. Për shkak të intensitetit të reshjeve janë vendosur edhe shenjat e rrëshqitjes së tokës në të gjithë territorin. Probleme mund të shfaqen me bllokimin e akseve rrugore si pasojë e ujit dhe dherave në rrugë. Nesër (e enjte, dt.07) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET DHE NIVELET në pjesët e larta malore dhe ato fushore, ZONA E NËNSHKODRËS. Për arsye të rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Nivelet më të larta në lumin Buna do të jenë NË FUNDJAVË. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve DHE RREZIKUT kryesisht në degët e lumenjeve kryesorë përgjatë ditës së nesërme.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 19 °C
në vendet e ulëta: 16 / 17 °C
në vendet malore: 11 / 14 °C

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!