Home Aktualitet Korçarët sërish në panik, një tjetër tërmet lëkund zonën juglindore të vendit

Korçarët sërish në panik, një tjetër tërmet lëkund zonën juglindore të vendit

nga Albina Hoxhaj

Sërish Korça është tronditur nga tërmetet. Mbrëmjen e djeshme në orën 23:02 një tërmet me magnitudë 3.4 ka shqetësuar edhe alarmuar të gjithë banorët e zonës.

Mësohet e se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 17 kilometra larg qytetit të Korçës. në fshatin Nikolicë. Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Korça muajt e fundit, që prej qershorit është prekur shumë nga lëkundjet e tërmetit. Pas tërmetit të qershorit që pati dëme të mëdha dhe shumë banesa u dëmtuan, më 1 nëntor sërish pati një tërmet të fortë në Korçë. Tërmeti me një magnitudë  4.7 tronditi zonën e Korçës, epiqendra ishte në fshatin Miras.

Lajme te ngjashme