Home Aktualitet Ekzekutohet në pragun e shtëpisë ish-komisioneri i PS-së në Dukagjin, Gjergj Krygja mori katër plumba

Ekzekutohet në pragun e shtëpisë ish-komisioneri i PS-së në Dukagjin, Gjergj Krygja mori katër plumba

nga Albina Hoxhaj

Gjergj Krygja, 43-vjeç dhe baba i tre fëmijë është vrarë me katër plumba në pragun e derës së shtëpisë së tij në fshatin Sumë të Shkodrës.

Dosja.al ka maësuar se Krygja ka mbetur i vdekur në vend, si pasojë e plagëve të marra, duke përsëritur kështu skenarin e Lazër Arraj, i vrarë disa javë më parë po në Dukagjin. 

Krygja kishte shkuar në vendlindje për të marrë zahiretë e dimrit pasi vetë jetonte në Koplik, në momentin që autorët e pikasën nga autostrada dhe e qëlluan katër herë me armë zjarri.

Pas krimit, në Dukagjin kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të ‘krehur’ zonën ndërkohë që paraprakisht dyshohet se motivi i vrasjes mund të jetë një konflikt që 43-vjeçari ka pasur për shfrytëzimin e pyjeve.

Viktima Gjergji Krygja ka qënë gjithashtu komisioner i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2015 në Qendrën e Votimeve numër 0092. Në atë kohë kjo qendër votimi u denoncua nga PD-ja se kishte vjedhur masivisht vota nga koalicioni PS-LSI. 

Kjo është vrasja e dytë që ndodh në Dukagjin në harkun kohor të një muaji. Më 21 tetor,  u vra me armë zjarri 55-vjeçari Lazër Arra, (Pjetrushi) në fshatin Shosh në Dukagjin, ndërkohë që për ngjarjen u ndalua kushëriri i tij. /dosja.al/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!