Home Aktualitet Vrasja e Gjergj Krygjës, blindohet fshati Sumë në Shkodër, FNSH-ja kreh zonën

Vrasja e Gjergj Krygjës, blindohet fshati Sumë në Shkodër, FNSH-ja kreh zonën

nga Albina Hoxhaj

FNSH-ja ka zbarkuar në fshatin Sumë të Shkodrës ku mesditën e sotme u ekzekutua me armë zjarri 43-vjeçari Gjergji Krygja.

Dosja.al mëson se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po bastisin çdo ndërtesë në këtë zonë dhe po ‘krehin’ të gjithë fshatin për të gjetur gjurmë që mund të çojnë në zbulimin e autorit apo autorëve që vranë babain e tre fëmijëve.

Gjergj Krygja u ekzekutua me armë zjarri jashtë banesës së tij në fshatin Sumë të Shkodrës.

43-vjeçari kishte shkuar në vendlindje për të marrë zahiretë e dimrit pasi vetë jetonte në Koplik. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Lajme te ngjashme