Home Kronike Dukagjin, babain e 3 fëmijëve e vranë në pragun e shtëpisë

Dukagjin, babain e 3 fëmijëve e vranë në pragun e shtëpisë

nga Albina Hoxhaj

Një vrasje ka ndodhur në fshatin Sume në Dukagjin. Burime nga vendngjarje thanë, se nga të dhënat e para mësohet se është ekzekutuar me armë zjarri pranë portës së shtëpisë, Gjergj Krygja, 43 vjeç.

Ai ka mbetur i vdekur në vend për shkak të plagëve të marra. Mësohet se 43-vjeçari Gjergj Krygja kishte shkuar në vendlindje për të marrë zahireve të dimrit pasi vetë jetonte në Koplik. Duke përsëritur kështu skenarin e Lazër Arraj, i vrarë disa javë më parë po në Dukagjin. 

Dyshimet e para janë se babai i tre fëmijëve është ekzekutuar me armë zjarri për shkak të një konflikti për shfrytëzimin e pyjeve.

Në vendin ku ka ndodhur vrasja kanë shkuar forcat policore që kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kërkojnë për autorët.

Kjo është vrasja e dytë që ndodh në Dukagjin në harkun kohor të një muaji. Më 21 tetor,  u vra me armë zjarri 55-vjeçari Lazër Arra, (Pjetrushi) në fshatin Shosh në Dukagjin, ndërkohë që për ngjarjen u ndalua kushëriri i tij.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!