Home Aktualitet Burg për Redjan Rrajën, “Dara” i Krujës që e ‘tradhëtuan’ syzet në makinë

Burg për Redjan Rrajën, “Dara” i Krujës që e ‘tradhëtuan’ syzet në makinë

nga Albina Hoxhaj

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg,  34-vjeçarin Redjan Rraja, i cili akuzohet si një nga të dyshuarit kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Rraja, i cili akuzohet për ‘vrasje të funksionarëve publik’, ‘vrasje e mbetur në tentativë’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’, ishte i pranishëm në seancën gjyqësore qe u mbajt ndaj tij dhe mësohet se mbrohej nga avokati besnik Cerekja.

Me kërkesë të dy prokurorëve Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj gjykata vendosi ta lërë në burg 34-vjeçarin pas përfundimit të seancës me dyer të mbyllura, e cila zgjati rreth një orë.

Vetë Rraja, i cili u pikas nga syzet që kishte lënë në makinën e atentatorëve, ku u gjetën edhe gjurmë gishtash të 34-vjeçarit, ka mohuar se është i përfshirë në atentat.

Sipas avokatit Cerekja, klienti i tij që njihet ndryshe si “Dara” i Krujë, në momentin që ka ndodhur atentati ka qenë në një vend tjetër për arsye personale.

Por kjo alibi nuk e pengoi gjyqtaren Daniela Shirka të pranonte kërkesën e prokurorëve duke e lënë në burg Rrajën.

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.

Policia dyshon se përveç tij, të përfshirë në këtë atentat janë edhe 3 persona të tjerë. Ndërkohë që Redjan Rraja, njihet edhe si mjeku stomatolog  që prishi provat në vrasjen e Elton Cicos, ngjarje e ndodhur më 1 maj 2016. Emri i Redjan Rrajës, u dëgjua sërish vitin e shkuar kur ish-oficeri Emiljano Nuhu denoncoi kërcënimin e marrë nga Rraja dhe kushëriri i tij, Ramazani.

Lajme te ngjashme