Home Aktualitet Presidenti Meta priti në një takim lamtumire ambasadorin e Malit të Zi, z.Dušan Mrdović

Presidenti Meta priti në një takim lamtumire ambasadorin e Malit të Zi, z.Dušan Mrdović

nga Albina Hoxhaj

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim lamtumire Ambasadorin e Republikës së Malit të Zi në Shqipëri, z. Dušan Mrdović

Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen diplomatit malazez për angazhimin e Tij të palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Gjatë takimit, Presidenti Meta theksoi se: “Shqipëria vlerëson orientimin euroatlantik të Malit të Zi, si një partner të rëndësishëm, aleat në NATO dhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.”

“Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve tona është i rëndësishëm për forcimin e paqes, stabilitetit dhe orientimit euroatlantik të rajonit”, – u shpreh gjithashtu Presidenti Meta.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!