Home Aktualitet Projekti i Unazës së Re, ARRSH: Të shpronësuarit të dorëzojnë dokumentet, do dëmshpërblehen

Projekti i Unazës së Re, ARRSH: Të shpronësuarit të dorëzojnë dokumentet, do dëmshpërblehen

nga Albina Hoxhaj

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë pronarët e pronave private në zonën e Tiranës së Re, të cilët janë shpronësuar të dorëzojnë dokumentet për të tërhequr vlerën. 

Në njoftim, ARRSH ka listuar edhe dokumentat e nevojshme për të marrë shumën dëmshpërblyese.

Gjithë çfarë duhet është: Çertifikatën e pasurisë (fotokopje të noterizuar); Kartelën e pasurisë (të rifreskuar pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë); Hartën e pasurisë (të rifreskuar pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë); Numër llogarie (Iban), në emër të pronarit të pasurisë, ose prokurë të posaçme për personat e autorizuar për tërheqjen e vlerës dhe Kopje të kartës së identitetit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në kuadër të realizimit të projektit “Rehabilitimi i Segmentit Rrugor ‘Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja’”, njoftojmë të gjithë pronarët e pasurive pronë private, të cilët janë shpronësuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.231 Datë 17.04.2019, të dorëzojnë dokumetacionin për tërheqjen e vlerës për shpronësim, sipas dokumentacionit në vijim:

Çertifikatën e pasurisë (fotokopje të noterizuar).
Kartelën e pasurisë (të rifreskuar pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë).
Hartën e pasurisë (të rifreskuar pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë).
Numër llogarie (Iban), në emër të pronarit të pasurisë, ose prokurë të posaçme për personat e autorizuar për tërheqjen e vlerës.
Kopje të kartës së identitetit.

Dokumentacioni mund të dorëzohet pranë Autoritetit Rrugor Shqiptarë, ose nëpërmjet postës. Adresa: Rruga “Sami Frashëri”,nr.3, Tiranë, ++355 4 2223300

Prej më shumë se një viti banorët e zonës së Astirit protestojnë kundër banesave të tyre. Ata janë mbështetur që në fillim nga demokratët. Banorët që nuk kanë leje për ndërtesën e tyre nuk do të dëmshpërblehen, edhe pse prej më shumë se 20 vitesh paguajnë taksa. E vetmja gjë që do t’u ofrohet është qeraja falas për një vit në banesat sociale.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!