Home Aktualitet Vonesa e pagave, Ministria: Vonesa vjen nga zyrat e financave, paratë kanë kaluar nga Thesari

Vonesa e pagave, Ministria: Vonesa vjen nga zyrat e financave, paratë kanë kaluar nga Thesari

nga Albina Hoxhaj

Ministria e Financave pranon vonesën e rrogave në Administratë. Në një reagim për mediat, Ministria e Financave sqaron shkurtimisht se vonesa ka ardhur për shkak të një udhëzimi të ri, për siguracionet dhe se zyrat e financave kanë vonuar procesin, duke ia kaluar përgjegjësinë për lënien pa rroga të qindra familjarëve një procesi burokratik të zyrave të financave, e duke mos sqaruar kur do të zgjidhet problemi.

“Vonesa e shkaktuar pas udhëzimit të ri për siguracionet. Zyrat e financave po vonojnë procesin. Kanë kaluar paratë nga Thesari i Shtetit.”-sqaron MF. 

Sot infermierët e QSUT denoncuan publikisht vonesën e rrogave të muajit tetor, pavarësisht se data shënon 6 nëntor.

Edhe mësuesit e Policia e Shtetit kanë patur probleme me pagat. Ish-kryeministri Sali Berisha, denoncoi disa ditë më parë se rrogat e mësuesve do të shtyhen nga data 1, për në datën 15.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!