Redjan Rraja do të dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohuar me masën e sigurisë pasi akzuohet se ka marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojës.
Por disa detaje të reja kanë dalë nga dëshmia e tij në Prokruori pasi është kapur duke u larguar nga vendi.
Pasi u kap në Shkodër, pak para së të kalonte në Mal të Zi, Rraja ka mohuar përfshirjen dhe ka thënë se ishte duke u larguar me makinën e tij drejt Italisë për “punë personale”.
Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, pasi u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.
Policia dyshon se përveç tij, të përfshirë në këtë atentat janë edhe 3 persona të tjerë. Ndërkohë që Redjan Rraja, njihet edhe si mjeku stomatolog që prishi provat në vrasjen e Elton Cicos, ngjarje e ndodhur më 1 maj 2016.
Emri i Redjan Rrajës, u dëgjua sërish vitin e shkuar kur ish-oficeri Emiljano Nuhu denoncoi kërcënimin e marrë nga Rraja dhe kushëriri i tij, Ramazani.