Home Aktualitet Shkarkimi i Kullurit, paralajmërimi i fortë i Salianjit: Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi! Ne nuk harrojmë!

Shkarkimi i Kullurit, paralajmërimi i fortë i Salianjit: Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi! Ne nuk harrojmë!

nga Albina Hoxhaj

Ervin Salianji reagoi pas shkarkimit të prokurorit që hetonte dosjen ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt, Geron Xhafa, Salianji tha se prokurori Perparim Kulluri flaket nga sistemi me veting pasi u keqperdor nga Rama dhe Xhafaj per te shpetuar Agron Xhafajn nga akuza e trafikut te droges dhe ngritur akuze kunder opozites e cila e denoncoi.

“Përparim Kulluri ështē rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me veting. Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar  Agron Xhafaj nga akuza e teafikut të drogës  dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit  të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vellai i ministrit të  Brendshëm. Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi! Ne nuk harrojmë!”, shkruan në profilin zyrtar Ervin Salianji.

Lajme te ngjashme