Home Aktualitet “Koha për t”i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, Basha: PD dhe opozita mbështesin totalisht ngritjen një orë e më parë të SPAK-ut

“Koha për t”i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, Basha: PD dhe opozita mbështesin totalisht ngritjen një orë e më parë të SPAK-ut

nga Albina Hoxhaj

Lulzim Basha deklaroi se është koha për t”i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ai garantoi qytetarët se PD dhe opozita mbështesin totalisht ngritjen një orë e më parë të SPAK-ut.

Basha: Dua të gjej rastin këtu, meqë jemi në këtë bashkëbisedim të shpërndaj çdo dilemë të mbjellë nga propaganda qeveritare që, Partia Demokratike dhe opozita mbështesin totalisht ngritjen një orë e më parë të SPAK-ut dhe mbështetjen e SPAK-ut në të gjitha burimet njerëzore dhe financiare. Dhe për këtë kemi insistuar edhe me partnerët tanë strategjikë të SHBA-ve sepse kjo është garancia e vetme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të hetuar korrupsionin në nivele të larta, që është hapi i parë për barazinë para ligjit. Pa patur këtë themel, barazinë para ligjit, ta harrojmë se do të na hapen dyert e Europës. Nuk hapen dyert e Europës për një vend që nuk ka sundimin e ligjit, por ku sundohet me ferman. Sot Shqipëria sundohet me fermanin e kryeministrit fuqiplotë, fuqi të cilat nuk ia jep Kushtetuta, nuk ia jep ligji, pra nuk ia japin qytetarët shqiptarë, por me fuqi që i ka marrë, i ka grabitur pikërisht me ndihmën e atyre që duhet të jenë të parët para drejtësisë, krimit të organizuar dhe bandave kriminale

Pyetje: A është opozita shpresë?

LULZIM BASHA: Opozita është gjithçka. Opozita është forcë, opozita është revoltë, opozita është denoncim, opozita është vizion, opozita është program, është alternativë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!