Home Aktualitet Basha: Reforma zgjedhore nuk duhet të jetë një tjetër korrigjim ligjesh

Basha: Reforma zgjedhore nuk duhet të jetë një tjetër korrigjim ligjesh

nga Albina Hoxhaj

Lulzim Basha deklaroi se reforma zgjedhore nuk duhet të jetë një tjetër korrigjim ligjesh, por duhet vullnet politik për të prerë lidhjet e politikës me krimin.

Pyetje: Kushti i parë i Bundestag-ut është realizimi i Reformës Zgjedhore, edhe Matheë Palmer ditët e fundit thoshte se “kam një mesazh të fundit për opozitën jashtë parlamentit, ka një rrugë për ju, merreni, bojkoti nuk ju ka sjellë fuqi më të madhe politike dhe nuk ka mundur që të imponojë zgjedhje të parakohshme. Merrni këtë mundësi, negocioni në mirëbesim për reformën elektorale që kërkoni.”

Lulzim Basha: Ajo që ne kemi bërë është pikërisht kjo. I takonte partisë në pushtet dhe kryeministrit të bënin ofertën e tyre, siç ia ka përsëritur në mënyrë domethënëse në Tiranë dhe në Romë kryeministri Conte, por në fakt ka qenë opozita që ka propozuar instrumentin. Po mbushet muaji që ne kemi propozuar 5 pikat tona, për Reformën Zgjedhore që nisin pikërisht nga ulja pa kushte në një tryezë ku janë të përfaqësuar PS, opozita e bashkuar, faktori ndërkombëtar, por jo vetëm kaq, faktori shoqëror që nuk mund të përjashtohen nga diskutimi për reformën zgjedhore, pasi nuk i takon vetëm partive politike.

Pyetje: Kushtet e Bundestagut dhe mesazhi i zotit Palmer mund të interpretohen se, nëse do të ketë një zgjidhje ajo do të jetë për zgjedhjet e parakohshme, por së pari duhet bërë reforma zgjedhore. A është PD duke përshpejtuar këtë proces apo duke e vonuar?

Përgjigje: 100% duke e përshpejtuar. Në PD janë 3 grupe të fokusuara në propozimet tona për reformën zgkedhore, në analizën e asaj çfarë ka propozuar PS dhe në aspektin e tretë, që është më i rëndësishmi, sipas asaj që ka propozuar OSBE ODIHR, që është çështja e vullnetit politik. Raporti i OSBE/ODIHR e thotë fare qartë se ligjet aktuale, përfshirë kodin zgjedhor, mundësojnë zgjedhjet demokratike, nëse ka vullnet politik, por është mungesa e vullnetit politik ajo që ka sjellë shitblerjen e votës, kërcënimin e votuesve, presionin ndaj administratës publike, përdorimin e aseteve shtetërore, politizimin dhe keqpërdorimin e policisë së shtetit, cënimin e fshehtësisë së votësdhe votimet në grup dhe situatën e pabalancuar të mbulimit mediatik të fushatës si 7 problemet kryesore. Le ta themi fare hapur. Të gjitha këto çështje janë të mbuluara me ligjet aktuale, shkeljet e tyre janë të gjitha vepra penale. Problemi është se askush nuk shkon para drejtësisë. Ky është sot një nga 9 kushtet e Bundestagut. Ata duan të shohin ndjekje penale të sukseshsme të personave përgjegjës për manipulimin e zgjedhjeve. Në funksion të kësaj, nuk duhet ta shohim reformën zgjedhore thjesht dhe vetëm si një tjetër rishkrim apo korrigjim ligjesh. Padyshim që ka hapësirë dhe ne jemi, veçanërisht të interesuar të bëjmë ndryshime në ligjin për partitë politike, për financimin e partive politike, për t’i bërë ato më transparente. Propozimi im është që të jetë 100% publik dhe të kriminalizojmë donacionet private, për t’i bërë partitë plotësisht të varura nga interesi publik, jo nga paratë e oligarkëve, aq më pak nga paratë e krimit të organizuar. Siç ju thashë, çfarëdo ndryshimesh ligjore të bëjmë, nëse nuk presim lidhjet e krimit me politikën , që na kanë sjëllë në këtë pikë, ku, në mënyrë të përsëritur po na mbyllet dera e Europës dhe ky është dështim personal i kësaj qeverie dhe këtij kryeministri, atëhërë asgjë nuk do të ndryshojë. Prandaj, për ne themelore në këtë reformë zgjedhore është vullneti poltik. Po bëjmë gjithçka që ky kusht i BE, i OSBE/ODIHR dhe i Bundestagut, të plotësohet sa më parë për t’i hapur rrugë zgjidhjes së vetme që mund të këtë një krizë politike, që janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë e zgjedhjet vendore kushtetuese.

Pyetje: Nëse kryeministri do të kishte shpallur zgjedhjet përmes rrugës parlamentare 45 ditë. A është PD-ja gati për zgjedhjet parlamentare?

Basha: PD-ja dhe opozita janë gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare që nesër. Gati me program, me ofertë, me vizion, me ofertë dhe gati për t’i fituar. Por Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar po bëjnë një betejë pa të cilën nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Beteja për t’i garantuar qytetarëve që të mos përsëritet më ajo që dëgjoi e gjithë bota në 2017-ën në Durrës, në Elbasan, në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë apo ajo që ndodhi në Dibër dhe i parapriu kësaj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!