Home Aktualitet Smartfonët ndryshojnë trurin e fëmijëve

Smartfonët ndryshojnë trurin e fëmijëve

nga Albina Hoxhaj

Koha e kaluar para ekraneve ndryshon trurin e fëmijëve. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “Jama Pediatrics”. Hulumtimi shkencor bazohet në rezonancën e trurit.

Studiuesit e Spitalit të Fëmijëve në Cincinnati analizuan 47 djem dhe vajza të moshës 3 dhe 5 vjeç. Fëmijët iu nënshtruan një testi të vlerësimit të aftësive njohëse, si dhe një rezonance magnetike për të monitoruar të ashtuquajturën “lëndë e bardhë’, pra ajo pjesë e trurit që garanton kalimin e saktë të informacionit midis zonave të ndryshme. Ndërsa prindërve të fëmijëve iu kërkua të plotësonin një pyetësor për orët e kaluara para ekranit dhe atë që ata shikonin gjatë asaj kohe.

Rezultatet e larta në pyetësor lidhen direkt me një gjuhë më pak ekspresive, me një aftësi më të vogël për të emërtuar shpejt objektet dhe aftësi të ulëta të shkrimit – shkruajnë autorët. – Rezultatet e larta u vu re se shoqëroheshin me një integritet më të ulët të substancës e bardhë, në seksione që përfshijnë funksionet e gjuhës dhe të shkrim-leximit“.

Ky studim është më i fundit në një seri alarmesh të lëshuara nga ekspertë mbi rreziqet e pajisjeve teknologjike, veçanërisht për djemtë. Autori kryesor, John Hutton, shprehet se nuk ka kohë minimale të sigurt, kur është fjala për smartfonët, tabletët dhe kompjuterat.

Është e vështirë të thuhet se cila është mosha minimale ose koha më e përshtatshme. Motoja ime është zero akses në këto pajisje deri në moshën 3-vjeçare, kjo së paku bën të mundur që fëmijët të arrijnë në kopshët me një bazë solide në botën reale“, thotë ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!