Home Aktualitet Zbardhet skenari i grabitjes së postës në Krujë, hajdutët rrahën rojen

Zbardhet skenari i grabitjes së postës në Krujë, hajdutët rrahën rojen

nga Albina Hoxhaj

Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me grabitjen e 110 milionë lekëve të vjetra në Postën e Krujës ku drejtor është Xhelal Rraja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se grabitësit, ende të paidentfikuar kanë mbërritur në postë me një kamionçinë akulloresh, gje e cila është parë nga një banor i zonës.

Ata janë futur nga pjesa e pasme e postës dhe pasi kanë marrë paratë i kanë kërkuar rojes, Besnik Parruca, i cili tashmë është i arrestuar për shpërdorim detyre që t’i ndihmonte t’i fusnin në kamionçinë.

Pas refuzimit të Parrucës, Dosja.al mëson se grabitësit e kanë detyruar 51-vjeçarin që t’u vijë në ndihmë. Madje edhe kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.

Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar kamerat e postës, bashkisë së Kruëjs dhe të disa bizneseve përreth. Pas verifikimeve, rezulton që kamerat kanë regjistruar çdo veprim të grabitësve që vodhën paratë.

Dosja.al raportoi një ditë më parë se grabitësit e 110 milionë lekëve të vjetra, para të cilat kishin mbërritur në postë vetëm një ditë më parë dhe ishin për pensionet, ishin të mirëinformuar.

Në postën e Krujës, ku drejtor është Xhelal Rraja, ka dy kasaforta dhe ata kanë hapur me dhunë vetëm njërën prej tyre, aty ku ndodheshin 110 milionë lekët. Gjithashtu në harkun kohor që ka ndodhur grabitja, pikërisht pas orës 02:20 janë fikur dritat në të gjithë zonën afër postës dhe në postë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka rënë në pranga roja i postës Besnik Parruca dhe specialisti. Të dy akuzohen për shpërdorim detyre pasi nuk kanë njoftuar policinë pasi kanë pikasur grabitësit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!