Home Aktualitet Vilë dhuratë? Basha: Gënjeshtra, Rama do të heqë vëmendjen nga skandalet e tij

Vilë dhuratë? Basha: Gënjeshtra, Rama do të heqë vëmendjen nga skandalet e tij

nga Albina Hoxhaj

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reguar ndaj lajmeve që prej ditësh qarkullojnë në media se i është dhuruar një vilë lukoze.

Gjatë takimit që pati me të rinjtë në Korçë, në një deklaratë për mediat, kryedemokrati u shpreh se kjo është një gënjeshtër e Ramës, që sipas Bashëss kërkon të heqë vëmendjen nga skandalet e tij.

Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra ime. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje cinike e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve dhe e skandaleve të tij. Prandaj, nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Por siç e shikoni, jam në një tur takimesh me rininë, me qytetarët për të diskutuar të vërtetën e hidhur jo gënjeshtrat e qeverisë dhe mbi të gjitha për të diskutuar rrugët e daljes, zgjidhjes nga kjo krizë,”- tha Basha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!