Home Aktualitet Pushteti buron nga populli dhe i takon popullit

Pushteti buron nga populli dhe i takon popullit

nga Albina Hoxhaj

Nga Lefter Maliqi

Pushteti buron nga populli dhe i takon popullit. Por e kunderta po ndodh pas 2009 me kete sistem te felliqur politik ku ka mbushur parlamentin me deputete te Kryetareve, te paafte, me diploma te blera, kriminel, biznesmene me pasuri te dyshimta me prejardhje korruptive e kriminale, ky eshte fundi i demokracise. Te dashur miq mos prisni qe ky vend te behet nese sndryshon sistemi zgjedhor. Por kush do ta bej ndryshimin e sistemit zgjedhor? Deputetet aktual servila te Kryeministrit. Rama nuk do ndryshim sistemi se do te vendos, vet listat e deputeteve me lista te mbyllura, Rama nuk pyet per popullin. Si ka mundesi ceshte kjo demokraci ku populli nuk voton deputetet por voton vetem partine dhe listen e mbyllur te Rames apo te opozites. Nese sistemi elektoral nuk ndryshon ne sistem mazhoritar ose me lista te hapura ateher demokracia nuk egziston, vendi do shkoj ne kriza me te medha ekonomike e politike, dhe vendi shkon drejt cpopullimit dhe emigrimit masiv. Nese deputeti nuk zgjidhet nga populli atehere deputetet nuk bejne ligje qe i sherbejne popullit por ligje qe i sherbejne Kryetareve. Nese populli nuk voton drejtperdrejte deputetet me emra atehere vendin e drejton krimi, dhe truri do largohet nga ky vend sic jane larguar. Sistemin e ndryshon vetem presioni popullor, i shoqerise civile dhe ndikimi i menjehershem i nderkombtareve. Zoti e ndihmofte Shqiperine.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!