Home Aktualitet Bylykbashi: Reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse

Bylykbashi: Reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse

nga Albina Hoxhaj

“Ajo që duhet të kuptojë maxhoranca është se reforfma mund të jetë vetëm konsensuale gjithëpërfshirëse për të qene e besueshme dhe për të patur zgjedhje të besueshme”, kështu u shpreh sot Oerd Bylykbashi në përfundim të mbledhjes së grupit të punës për reformën zgjedhore në Partinë Demokratike e cila po vijon punën e ndarë nga maxhoranca.

“Grupi i punës u mblodh për të vijuar diskutimet mbi qëndrimin për reformën zgjedhore. Qëndrimi ynë është i qartë reforma duhet të jetë e plotë.

Kodi zgjedhor është i mjaftueshëm për zgjedhje demokratike, por Edi Rama nuk mund të garantojë zgjedhje demokratike. Propozimi është një qeveri kujdestare tranzitore që garanton ndëshkimin e atyre që blejnë votat. Opozita është e angazhuar 100% për reformën zgjedhore, për të garatuar që zgjedhjet janë për zgjedhësit jo për partitë. Rama nuk garanton dhe e ka provuar që jo vetëm nuk garanton dot zgjedhje por edhe vjedh vota.” tha Bylykbashi ndërsa e konsideroi një farsë mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore në Kuvend.

“Reforma bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe jo në një komision ku maxhoranca sheh veten e vet sa e shëmtuar është. Reforma mund të jetë vetëm konsensuale gjithëpërfshirëse për të qene e besueshme dhe për të patur zgjedhje të besueshme.” u shpreh Bylykbashi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!