Home Aktualitet Marshim në kërkim të drejtësisë për Astrit Deharin

Marshim në kërkim të drejtësisë për Astrit Deharin

nga Albina Hoxhaj

Mijëra qytetarë morën pjesë të martën në marshimin me moton “Një popull për drejtësi”, të organizuar në Prishtinë, në trevjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Marshimi nisi nga Sheshi “Skënderbeu”, prej nga qytetarët vazhduan drejt Prokurorisë së Shtetit.

Në këtë marshim morën pjesë familjarë të aktivistit Astrit Dehari, përfaqësues politikë, përfshirë edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe personalitete të tjera.

Astrit Dehari ishte arrestuar si i dyshuar për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, që kishte ndodhur më 4 gusht, 2016, bashkë me disa aktivistë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ai vdiq më 5 nëntor, 2016.

Autoritetet përgjegjëse në Kosovë e kanë cilësuar vdekjen e tij si “vetëvrasje”.

Por, Familja Dehari ka kërkuar një ekspertizë ndërkombëtare, e cila është realizuar nga Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës.

Kjo ekspertizë ka ngritur dyshime për vrasjen Astrit Deharit.

Andaj, kryeprokurori i shtetit ka marrë vendim që rasti i Astrit Deharit të kalojë nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për një hetim të ri.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!