Home Aktualitet Shqipëria e fundit në Europë për klimën e biznesit, Berisha: Rënie katastrofike!

Shqipëria e fundit në Europë për klimën e biznesit, Berisha: Rënie katastrofike!

nga Albina Hoxhaj

Këtë vit sipas Bankës Botërore, Shqipëria renditet e fundit në Europë për klimën e biznesit. Ky fakt është bërë i ditur nga ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook bën me dije se tanimë Shqipëria renditet ndër vendet me përkeqësimin më të lartë të klimës së biznesit brenda një viti.

Postimi i plotë:

Shqiperia e narkoshtetit te Edvin Mafise peson renie katastrofike, zbret me 85 vende per mbrojtjen e investimeve!

Te dashur miq, ne 6 vitet e fundit asnje investitor serioz i huaj nuk ka nisur investime ne Shqiperi per shkak te klimes antibiznes qe mbizoteeon ne narkoshtetin e Edvin Mafiss. Kete vit, perveçse Shqipëria sipas Bankes Boterore është e fundit në Europë, per klimen e biznesit ajo tani renditet edhe ndër vendet me përkeqësimin më të lartë të klimës së biznesit brenda një viti.

Nga 10 indikatorët e marrë në studim shihet se përkeqësimin më të madh e shënoi në mbrojtjen e investimeve. Vitin e kaluar, Shqipëria u rendit në vendin e 26 për mbrojtjen e investimeve, ndërsa këtë vit u rendit në vendin e 111. Ky është indikatori më i rëndësishëm për investitorët e huaj. Për një vit, shihet se vendi ka rënë në renditje me 85 vende në raport me një vit më parë.

Si perfundin me Edvin Mafine investime te huaja nuk ka dhe nuk mund te kete!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!