Home Politike Arrestimi i Rrajës, Basha: Në vazhdën e poshtërimit të PS, tregoi luftën e pastër mes bandave në pushtet

Arrestimi i Rrajës, Basha: Në vazhdën e poshtërimit të PS, tregoi luftën e pastër mes bandave në pushtet

nga Albina Hoxhaj

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për arrestimin e 34-vjeçarit Redjan Rraja, si një ndër autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, Andi Malokut dhe Pëllumb Muharremit, i njohur si “Rrumi” i Shijakut.
Pyetje: Për atentatin ku ndodhej edhe një prokuror, është arrestuar një i afërm i një deputeti të PS. A keni një koment?

Lulzim Basha: Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të Partisë Socialiste, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë, sepse tregon që kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm, për zgjedhje të parakohshme, që do t’u kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe do t’i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament dhe në qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim.

Në funksion të kësaj është edhe turi im që sapo kam nisur. Është një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave dhe i të vërtetës së hidhur si kjo që është shpalosur sot, por edhe i zgjidhjeve, të cilat duhet të prodhojë një qeveri dhe një parlament që të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale, siç tregon qartë edhe arrestimi i sotëm.
Only admi

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!