Home Aktualitet Balla del kundër Ramës: Të shihet me kujdes rrjeti 5G në Shqipëri

Balla del kundër Ramës: Të shihet me kujdes rrjeti 5G në Shqipëri

nga Albina Hoxhaj

Ditët e fundit qeveria shqiptare është vënë nën akuza për implementimin e rrjetit 5G  të telefonisë dhe internetit. Pas akzuave nga opozita se Rama me rrjetin 5G po del kundër SHBA-ve, sot ka ardhur një deklaratë dhe nga Taulant Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Balla duke marrë pjesë në takimin vjetor të komisioneve parlamentare të sigurisë dhe mbrojtjes së Evropës Juglindore, tha se duhen parë kushtet e kompanive që janë ofruar.

Numri 2 i PS tha se duhet të dëgjohen partnerët amerikanë, kur bëhet fjalë për rrjetet 5G, pasi sipas tij jo të gjitha kompanive që ndërtojnë këto rrjetet mund t’iu besohen të dhënat personale, pasi ndonjëra prej tyre mund t’i përdorë edhe për qëllime të tjera.

Duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë, kur bëhet fjalë për rrjetet 5G. Jo të gjitha kompanive që ndërtojnë këto rrjete mund t’u besojmë të dhënat tona personale. Ndonjë prej tyre mund t’i përdorë për qëllime të tjera. Duhet të forcojmë legjislacionin tonë për t’i pamundësuar këto kompani dhe të rrisim sigurinë e sistemeve tona informatike”, tha Balla.

Por partnerët e SHBA kanë folur dy ditë më parë për këtë çështje duke thënë se nuk duhet t’i besohet kompanisë Huawei, e cila sipas tyre Huaëei po shpreson të prodhojë dhe shesë pajisjet e saj të rrjetit 5G në të gjithë botën.

Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?”, shkruante ambasada.

Por ndërkohë Edi Rama, Kryeministri i vendit ka promovuar rrjetin 5G në Shqipëri, i cili mendohet se do të zbatohet me kompaninë Huawei, që kundërshtohet nga ambasada e SHBA.

Lajme te ngjashme