Home Kronike Ngacmuan studentet e Ekonomikut, sherr masiv brenda fakultetit në Tiranë, 3 studentë në spital

Ngacmuan studentet e Ekonomikut, sherr masiv brenda fakultetit në Tiranë, 3 studentë në spital

nga Albina Hoxhaj

Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e djeshme  në ambientet e një godinë shtetërore në QSUT, ku për momentin janë duke zhvilluar mësimin studentët e Fakultetit Ekonimik të Tiranë. Tre të rinj janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës pas plagëve të marra, në fytyrë, këmbë dhe trup.

Mësohet se dy persona të paidentifikuar kanë hyrë gjatë një ore leksioni, me pedagogen Ermelinda Mulaj, “Drejtim Financiar”, dhe kanë ngacmuar pjesën më të madhe të studentëve. Fillimisht ngjarja ka nisur si një ngacmim në drejtim të vajzave studente, dhe më pas ka degjeneruar në dhunë fizike në ambientet e jashtme.

Sapo të rinjtë kanë dalë nga salla e mësimit, ata janë përplasur me 20 studentë të cilët kanë kaluar direkt në përleshje fizike. Ende nuk dihen emrat e agresorëve apo të lënduarve. Policia asnjë informacion për ngjarjen.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!