Home Aktualitet Grabiten 110 mln lekë në Postën e Krujës ku drejtor është Xhelal Rraja, roja dhe punonjësi nuk telefonojnë policinë: Na kërcënuan

Grabiten 110 mln lekë në Postën e Krujës ku drejtor është Xhelal Rraja, roja dhe punonjësi nuk telefonojnë policinë: Na kërcënuan

nga Albina Hoxhaj

– Plot 110 milionë lekë të vjetra janë grabitur nga kasaforta e Postës në Krujë, ku drejtor është vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrajës, Xhelali.

Burime zyrtare bëjnë me dije për Dosja.al se paratë e grabitura ishin pensionet që kishin mbërritur vetëm një ditë më parë në degën e Postës.  Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa autorët janë futur në postë, kanë thyer kasafortën, kanë marrë 110 mln lekë e më pas janë larguar.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e rojës, i identifikuar si Besnik Parruca, i cili është arrestuar për “Moskallzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Parruci 51 vjeç, banues në Durrës, mësohet se në momentin që ka pikasur hajdutët nuk ka telefonuar policinë. 

Madje, burime për Dosja.al bëjnë me dije se në momentin që ka kaluar patrulla e policisë dhe e ka pyetur 51-vjeçarin nëse ka ndonjë problem, ai e ka mohuar këtë gjë duke thënë se është gjithçka në rregull.

Gjatë marrjes në pyetje roja mësohet të ketë thenë se nuk ka telefonuar askënd pasi e kanë kërcënuar autorët e grabitjes.

Për shpërdorim detyre akuzohet edhe specialisti i sallës së SHPSF-ve, shtetasit S. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi në momentin që ka vënë re vjehdjen e postët nuk ka njoftuar autoritetet përkatëse.

Ndërkohë po hetohet në lidhje me ngjarjen teksa mësohet se janë sekuestruar kamerat dhe janë marrë masat për të gjetur dhe arrestuar autorët./dosja al/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!