Home Aktualitet Negociatat, Ministri holandez: Shqipëria të tregojë rezultate në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar

Negociatat, Ministri holandez: Shqipëria të tregojë rezultate në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar

nga Albina Hoxhaj

Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, ka folur sërish për procesin e integrimitt ëvendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në qendër është Shqipëria dhe Maqedonia e Veritu, të cilat u refuzuan nga BE në mes të tetorit. Në një intervistë për median serbe, Danas, Blok shprehet se Maqedonia e Fveriut ishte shumë para Shqipërisë, por sërish progresi shihej tek të dy vendet.

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, theksoi të hënën se BE-ja nuk ka dyshime për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por reformat e ndërmarra nga dy shtetet janë të pamjaftueshme.

Gjithashtu, unë mirëprita hapat pozitivë të Shqipërisë. Një rezultat i veçantë ishte procesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja gjyqësore. Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria duhet të tregojë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këshilli Evropian do të kthehet në temë (negociatat e pranimit) përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj të vitit 2020. Si më parë, ne do të mbështesim Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë në punën e tyre për të ardhmen në BE. Periudha e ardhshme mund të përdoret për të reformuar më tej sundimin e ligjit. Të dy qeveritë njoftuan se do të vazhdojnë me këto reforma. Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ata”, u shpreh Blok për Danas.

Blok beson se rreziku i tundimit të rajonit nga aktorë si Rusia, Kina apo Turqia është i ulët edhe tani që perspektivat integruese të tij janë në pritje. Nga ana tjetër i pyetur për dialogun Kosovë-Serbi, politikani holandez ndan qëndrimin kundër idesë së shkëmbimit të territoreve në baza etnish ndërsa fton palët të gjejnë një zgjidhje të përbashkët me ndërmjetësinë e Brukselit apo edhe të Uashingtonit.

Lajme te ngjashme