Home Kronike Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, shoqërohet një person i dyshuar nga Fushë-Kruja

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, shoqërohet një person i dyshuar nga Fushë-Kruja

nga Albina Hoxhaj

Një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja është shoqëruar nga policia. Burime i thanë Dosja.al se personi i shoqëruar dyshohet të jetë njëri nga atentatorët. 

Personi i shoqëruar është nga Fushë-Kruja, ndërsa identiteti i tij ende nuk dihet.  Shoqërimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës dhe aktualisht ai ndodhet në Drejtorinë e Policisë në kryeqytet. 

Gjatë këtyre ditëve, Policia e Shtetit ka shoqëruar rreth 30 persona si të dyshuar me konflikte me prokurorin Arjan Ndoja dhe me të plagosurin tjetër, Landi Muharremin (Aleksandër Laho). 

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja?

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit tw shtunwn në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!