Home Kronike Iu sekuestruan 12 mln euro pasuri/ DEA pikasi kokainën me logon e ‘Playboy’ nga Kolumbia, kush është Arjan Shanaj

Iu sekuestruan 12 mln euro pasuri/ DEA pikasi kokainën me logon e ‘Playboy’ nga Kolumbia, kush është Arjan Shanaj

nga Albina Hoxhaj

Policia e Shtetit njoftoi sot sekuestrimin e një pasurie prej 12 milionë euro të biznesmenit fierak, Arjan Shanaj. Pasuria sipas policisë është përfituar përmes trafikut të drogës, deri në vitin 2017, kur Shanaj u arrestua nga policia në Greqi më 20 qershor 2017.  Ishin mediat greke që raportuan të parat se “truri” i trafikut të kokainës ishte biznesmeni shqiptar Arian Shanaj, sot 56 – vjeç.

Por kush është Arjan Shanaj? 

Biznesmenit që iu sekuestrua sot pasuria është nga Fieri dhe deri në momentin e arrestimit ka jetuar në një vilë përrallore në Kavuri, zonë në periferi të Athinës. Në Shqipëri, ai ka patur aktivitet në fushën e tregtimit të gazit natyror dhe karburantit.

Emri i tij ka qenë i përfshirë edhe në rrjetin e trafikut të drogës në Spanjë dhe Itali. Sipas të dhënave të autoriteteve greke, drejtuesit e kësaj organizate kishin kontakt të drejtpërdrejtë me një kartel droge në Kolumbi, ku dhe merrnin kokainën.

Nga Amerika Latine, kokaina dërgohej në Ballkan. Përpunimi bëhej në Shqipëri dhe në Kosovë dhe më pas trafikohej në zonën e Trikallas. Këtu hynte në lojë biznesmeni grek Sakis Karatzounis, edhe ky i arrestuar, i cili kishte për detyrë të magazinonte drogën që sillnin shqiptarët.

Pas kësaj, kokaina transportohej për në Athinë dhe në Mikonos, ku shitej për klientët VIP dhe 1 gr kapte vlerën e 100 eurove. DEA amerikane kishte marrë informacione se një sasi kokaine ishte nisur nga Kolumbia drejt Ballkanit nën logon e “Playboy” dhe zbuloi se të përfshirë ishin shqiptarë dhe grekë. 

Si u gjurmua grupi i Kokainës
Sipas dëshmisë së hetuesit të çështjes gjithçka ka nisur në prill 2017, kur një person i ka rezervuar një informacion operativ se një grup i përbërë nga shtetas Shqiptarë dhe Grekë fusin sasi të mëdha kokaine nga amerika Latine, por merren dhe me trafik të drogave të ndryshme brenda territorit grek.

“Sipas informacionit një nga anëtarët është një shqiptar me emrin Mirel, i cili kishte detyrë të shpërndante kokainën me një makinë “Nissan”. Pas kësaj filluam përgjimin e këtij personi dhe ramë në gjurmët të grupit. Në këtë hetim është vënë në dijeni dhe DEA Amerikane, e cila më pas ka asistuar për të kontrolluar origjinën e kokainës dhe destinacionin e saj. Një shqiptar me emrin Aleko, një tjetër shqiptare me emrin Alketa, na rëzulton se mbanin kontakte me shtetasin Mirel. Bashkëpuntori më i ngushtë i Mirelit është një tjetër shqiptar me emrin “Kasi” dhe me pseudonimin i “Shëndoshi”. Anëtarët e grupit që ishin Shqiptarë, lidheshin me një shqiptar që quhej Arjan.”-është shprehur hetuesi, duke zbuluar kështu identitetin e biznesmenit fierak.

Arjan Shanaj dhe lidhja me “skifterin” Astrit Bushi

Në vitin 2014, policia e arrestoi Shanajn bashkë me mikun e tij, Astrit Bushi, pasi iu gjetën dy armë zjarri, të cilat ai i zotëronte pa leje. Ky ishte edhe momenti vendimtar që solli ekstradimin e Astrit Bushit,  laçiani i arrestuar nga forcat RENEA për llogari të autoriteteve italiane dhe spanjolle, pasi akuzohet si personi që udhëhoqi grabitjen e yllit televiziv spanjoll dhe dhunimin e tij, Joze Luis Moreno.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!